Arsimi për të gjithë
Programet
„Arsimi është arma më e fuqishme të cilën mund ta përdorni për ta ndryshuar botën “. Nelson Mandela
Softveri edukativ
Zgjedhja e aplikacionit të përshtatshëm arsimor i cili do të integrohet në programin mësimor është proces që kërkon të plotësohen shumë parakushte. Lokalizimi dhe përshtatja e aplikacioneve ekzistuese arsmore merr shumë kohë dhe kushton jo më pak se zhvillim i një aplikacioni tërësisht të ri.
Ne në KonЕdu GLOBAL i jemi dedikuar zhvillimit të një softveri arsimor që do të përputhet me qëllimet e programeve mësimore dhe do të jetë në gjuhët në të cilat realizohet mësimi në Republikën e Maqedonisë.
.
Dizajni Univerzal
Dizajnimi i çfarëdo produkti përfshin shumë faktorë: estetikë, hartim, standard industrial, respektim të standardeve ekologjike dhe kosto. Më shpesh, dizajnuesit janë të fokusuar në shfrytëzuesin mesatar.
Për dallim nga dizajni standard, dizajni universal është i parashikuar të jetë i dobishëm për të gjithë shfrytëzuesit dhe për këtë shkak KonEdu GLOBAL në të gjitha aktivitetet e veta e përdor dhe promovon dizajnin univerzal.
Parandalimi i dhunës në mes bashkëmoshatarëve
Ngritja e vetëdijes dhe parandalimi i dhunës në mes bashkëmoshatarëve tek të rinjtë është pjesë e programit të KonEdu GLOBAL. Përfshin dy aspekte të veprimit: punë me arsimtarë dhe prindër dhe punë me nxënës. Qëllimi është të ndërtohet mjedis i sigurtë dhe klimë pozitive në shkollat, i cili do ta forcon interaksionin social dhe përfshierjen.




Robotat Edukativ
Robotat edukativ janë duke u bërë një vegël gjithnjë e më e popullarizuar në arsimin fillor dhe të mesëm si dhe në kampet verore për të rinj për shkak të rritjes së interesimit tek rinia për programim, interelgjencë artificial dhe robotikë.
Në KonEdu GLOBAL zhvillohen aktivitete dhe module arsimore për trajnim me zbatimin e robotëve edukativ.
